mjedisi jone

 MJEDISI JONE


Ambienti është ai në të cilin njeriu zhvillon veprimtarinë e tij jetësore dhe pa të, ai nuk do të mund të ekzistonte. Duke u fokusuar tek mënyra se si të fitojë më shumë para, njeriu po e anashkalon kujdesin ndaj ekuilibrave natyrorë. Me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve. Dëmtimi i florës dhe faunës, njëkohësisht sjell përkeqësimin e gjëndjes së mjedisit dhe cilësisë së jetës. Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e tij. Në Shqipëri rastet e ndotjes së mjedisit janë të pafundme.Njeriu e shfrytëzon tokën në favor të interesave të tij, ku gjatë përdorimit ka dhe disa kosto mjedisore, të cilat duhen minimizuar në maksimum.
Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë te organizuar, shfrytëzimit të tokës në mënyrë te organizuar dhe praktikave adekuate bujqësore.

Comments